Shqipëria
Presidenti Meta: “Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin për zgjidhje politike”
“Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar, edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vjetësh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President, pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri te sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vjet pas”.
Kështu deklaroi sot Presidenti Ilir Meta nga Pogradeci, i pyetur nga gazetarët lidhur me situatën politike në vend.
“Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët, sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri. Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë, sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë”, tha Kreu i Shtetit.
Meta theksoi e “akti i opozitës për djegien e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua si President i Republikës”.
“Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet”, tha Meta, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se “si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral, dhe absolutisht që në vendin tonë si një vend tërësisht proeuropian, mund të ftohen, mund të thërriten edhe një milion qytetarë, të cilët kanë mbushur moshën për të qenë deputetë, e që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në Parlament ligje të reformave të integrimit europian, por kjo duhet t’i sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi, dhe njëkohësisht as nuk e garanton, përkundrazi e minon çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”.
Ai deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit Hapet pyetësori për mapimin e diasporës nga Maqedonia e Veriut... -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj














