Kosova
Presidenti Meta dekoron Batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku”
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vjetësh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Millosheviqit ndaj popullsisë së pambrojtur civile të shqiptarëve kosovarë.
Presidenti Meta dekoroi Batalionin “Atlantiku” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Me mirënjohje për ndjenjat më të larta atdhetare, si dhe në vlerësim të kontributeve të jashtëzakonshme të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë të këtij batalioni, të cilët bënë sakrificat më sublime për çlirimin e Kosovës, dhënien fund të gjenocidit e spastrimit etnik në trojet shqiptare”, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, pjesëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan, familjarëve dhe të afërmve të tyre, presidenti Meta vuri në dukje rolin e pazëvendësueshëm që diaspora shqiptare ka dhënë dhe jep për Kosovën dhe Shqipërinë.
Duke marrë në dorëzim titullin e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesi i Batalionit “Atlantiku”, zoti Gani Shehu si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj, i shprehën mirënjohjen kreut të shtetit shqiptar dhe vunë në dukje kontributin e Presidentit Meta për suksesin e këtij udhëtimi si dhe mbështetjen e tij për vendosjen e flamujve kombëtarë përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Prishtinë për nder të Batalionit “Atlantiku”.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













