Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë, tifoz i Zvicrës
Zvicra shembull i integrimit të shqiptarëve
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta njihet që është tifoz me Holandën, por meqë skuadra e tij e zemrës nuk u kualifikua në këtë Botëror, ai do të mbështesë Zvicrën.
Në një takim me presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, Eric Leyvraz, Meta tha se do të mbështesë Zvicrën, për shkak se në kombëtaren e saj ka shqiptarë dhe komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Nga akademitë sportive zvicerane, tha Meta vijnë dhjetëra talente që japin kontributin e tyre në kombëtaren shqiptare.
Siç dihet Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror dhe pritet të ftohen pesë futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













