Kosova
Presidenti i Shqipërisë, i lumtur që Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti miratimin e opinionit të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, ku rekomandohet se janë përmbushur kushtet që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në një reagim në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.
Komiteti për Politikë mirëpriti sot zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, por shton se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, në mënyrë që ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës dhe që shpronësimet duhet të kryhen “në respektimin më të rreptë të ligjit” dhe në përputhje të plotë me Planin e Ahtisaarit. Në këtë mbledhje Komiteti ka diskutuar edhe për situatën e sigurisë që konsideron se rreziku i përhapjes së dhunës është real dhe se Kosova duhet të punojë në “mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb, depërshkallëzimin e tensioneve dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
E-Diaspora
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze Mësohet se kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj...
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë