Kosova
Dy shqiptarë tjerë në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA
Së fundmi, Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar dy të rinjtë: John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos i cili do të jetë pjesë e Akademisë Detare të Shteteve të Bashkuara.
Vetëm pak ditë pas lajmit të mirë për diplomimin e dy shqiptarëve nga Kosova në akademinë elitare ushtarake West Point, u bë i ditur edhe një tjetër lajm i mirë për pranimin e dy shqiptarëve të tjerë në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Tiranë, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar dy të rinjtë: John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos i cili do të jetë pjesë e Akademisë Detare të Shteteve të Bashkuara.
“Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara duke filluar nga vjeshta” shkruhet në postim.
Duket se kjo arritje u festua me një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi certifikatat e pranimit dhe u takua me familjet e tyre, përcjell tutje albinfo.ch.
Këta dy të rinj të shqiptarë do t’u bashkohen një grupi elitar studentësh të huaj për të studiuar në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Duhet theksuar se secili nga institucionet pranon vetëm 15 studentë të huaj çdo vit, përcjell albinfo.ch.
Teksa i uroi suksese Ambasadorja Kim i nxiti Kadetët që ta bëjnë Shqipërinë krenare, e të sjellin njohuritë dhe sensin e tyre të shërbimit dhe detyrës në Shqipëri, për të na ndihmuar të qëndrojmë krah për krah si aleatë në NATO. /Albinfo.ch.
?? | Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë…
Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Mardi 16 juin 2020
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?