Lajme
Porsche prej 99 mijë frangash nga Zvicra konfiskohet nga dogana gjermane
Shoferi nuk arriti të dëshmojë se automjeti ishte zhdoganuar sipas rregullave, ndërsa autoritetet llogaritën detyrime importi prej mbi 33 mijë eurosh.
Autoritetet doganore gjermane kanë konfiskuar një Porsche me vlerë rreth 99 mijë franga zvicerane gjatë një kontrolli rutinë në autostradën A81, pranë Geisingenit, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të doganës së Singenit, automjeti sportiv, me vlerë të vlerësuar rreth 108 mijë euro, po transportohej në një rimorkio të mbyllur nga Zvicra drejt landit të Nordrhein-Westfalenit në Gjermani.
Gjatë kontrollit, shoferi deklaroi se po e transportonte veturën në emër të pronarit. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të paraqiste dokumentacionin e nevojshëm që dëshmonte se automjeti ishte importuar dhe zhdoganuar në mënyrë të rregullt.
Për shkak të mungesës së dokumenteve, doganierët gjermanë nisën procedurat përkatëse dhe llogaritën detyrimet e importit në rreth 33.400 euro.
Si masë sigurie, automjeti u sekuestrua nga autoritetet deri në sqarimin e plotë të statusit të tij doganor dhe pagesën e mundshme të detyrimeve.
Rasti është pjesë e kontrolleve të rregullta që autoritetet gjermane kryejnë në rrugët kryesore pranë kufirit me Zvicrën, me qëllim zbulimin e shkeljeve të ligjeve doganore dhe fiskale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











