Lajme
Politikani shqiptar, mesazh falënderimi pas fitores në Essen
Politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi, ka publikuar një mesazh falenderimi pas fitores së partisë së tij CDU për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë. Z. Kelmendi është një nga zërat më aktivë në forcat politike të Gjermanisë dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
Të dashur miq!
Dua ta nis këtë shkrim të gjatë me një falënderim të veçantë për familjen, e cila më ka mbështetur në çdo moment të jetës sime dhe sot jam ky që jam dhe ktu ku jam për shkak të edukimit dhe investimit të tyre gjatë gjithë jetës sime në karrierë.
Gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjithë ju: Zonja dhe Zotërinj, të moshuar dhe të rinj, qytetarë të nderuar të Essenit, anëtarët dhe simpatizantet e partisë CDU-së, intelektualë, biznesmenë, arsimtarë, diplomatë, diasporën shqiptare, votuesit, miqtë, bashkëpuntorët, botën e medias kudo në diasporë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Gjermani, e të tjerë. Të gjithë ju që më keni shkruar pafund komente dhe mesazhe pozitive që nga fillimi i fushatës deri te momenti final.
Urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja !! Zoti ju ruajt nga çdo e keqe dhe ju nderoft gjithmon në vendimet më të rëndesishme të jetës.
Ne ia dolëm të gjithë së bashku të sigurojmë 3032 vota për Këshillin e Integrimit në Asamblen e qytetit Essen dhe 115,415 vota për Kryetarin e partis CDU Thomas Kufen Kufen.
Përfitoj nga rasti ti dërgoj urime të përzemërta Kryetarit Thomas Kufen për rizgjedhjen si Kryetar Komune për periudhen 2020 – 2025. Gjithashtu dhe të zgjedhurve të tjerë i uroj suksese dhe fillim të mbarë.
Detyra ime, për të arritur tek mbajtja e premtimeve fillon që sot. Ju kujdesuni për veten dhe qëndroni të shëndetshëm.
Mirupafshim në sfidat e ardhshme!
Besnik Kelmendi CDU
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë