Kosova
Politikanët në Shqipëri e konsiderojnë “hero” Ramush Haradinajn
Kreu i PD-së deklaroi se askush dhe asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare të Kosovës
Ministri i Diasporës shqiptare, Pandeli Majko, thotë se Haradinaj ka dhënë dorëheqje si një burrë shteti.
Sipas tij, Haradinaj ishte komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.
“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë, të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, ka shkruar Pandeli Majko në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, reagoi pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Basha deklaroi se dorëheqja e Haradinajt është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka. “Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane”, kështu vlerësoi Basha.
Kreu i PD-së deklaroi se askush dhe asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare të Kosovës. “Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, përfundoi Basha.
Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












