CH-Ballkani
Policia shqiptare ka shkatërruar 2.4 milionë bimë narkotike
248 persona janë arrestuar për prodhimin e marihuanës, pjesa më e madhe e destinuar për Itali, Greqi, Kosovë dhe Mal të Zi
Policia shqiptare ka bërë të ditur se ka konfiskuar dhe shkatërruar 2.4 milionë bimë narkotike këtë vit, shkruan ‘Washington Post’.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar, Haki Çako u shpreh se 219 hektarë të bimëve narkotike nga qershori janë konfiskuar, apo katër herë më shumë se vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Çako ka shtuar se 248 persona janë arrestuar për prodhimin e marihuanës, pjesa më e madhe e destinuar për Itali, Greqi, Kosovë dhe Mal të Zi.
Mediat lokale kanë cituar një ekspert i cili ka vlerësuar se bimët ishin në vlerë rreth tre miliardë euro (3.3 miliardë dollarë), një shumë e barabartë me një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.
Shqipëria ishte prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë tre vjet më parë, kur qeveria bëri primare të luftojë këtë dukuri.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













