Shqipëria
Policia në Shqipëri liron shqiponjën e robëruar
Policia e Shqipërisë është angazhuar në një aksion të pazakontë në fshatin Berishaj të Pujkës.
Bëhet fjalë për një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.
Aksioni policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët, shkruan “Top-Channel”.
Pas këtij denoncimi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.
Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video. Ky është nga aksionet e rralla të policisë.
E-Diaspora
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës Është e rëndësishme që çdo nxënës të mos e përjetojë një gjuhë të huaj si pengesë,...
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta