E-Diaspora
Policia në ndjekje të kosovarit, akuzohet për vrasje gjatë garës me vetura
Në rastet kur këto gara shkaktojnë vdekjen e ndonjë personi, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burg
Në Moers, Gjermani, një grua ka vdekur si pasojë e një gare ilegale me makina. Pas vdekjes së gruas 43 vjeçare po zhvillohen hetime për vrasje ndaj personit të dyshuar si shkaktar i vdekjes, shkruan tag.24.de.
I dyshuari me këtë rast është një shtetas i Kosovës, i cili, sipas prokurorisë, është duke qëndruar jashtë Gjermanisë, dhe saktësisht, në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Atje, sipas disa medieve gjermane, ai ka “lidhje të forta”.
Aktualisht po shqyrtohet mundësia që ndaj tij të iniciohet edhe një fletarrest ndërkombëtar. Ndërkohë prokuroria tashmë ka publikuar edhe emrin dhe fotografinë e tij. Bëhet fjalë për personin me emrin Kushtrim H., 21-vjeçar.
Te rasti i tij mund të gjejë zbatim paragrafi i ri, 315d, për “raserët”. Ky paragraf mundëson që pjesëmarrësit e garave ilegale të ngarjes së shpejtë të makinave, nga tetori i vitit 2017, të dënohen më ashpër se më parë. Në rastet kur këto gara shkaktojnë vdekjen e ndonjë personi, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim.
Në rastin konkret, dy makina të fuqishme kanë garuar në rrugën me dy korsi brenda qytetit Moers. Njëri prej tyre, sipas dëshmitarëve, ka provuar të tejkalojë me merceesin e tij rivalin e vet dhe kështu ka kaluar në korsinë tjetër. Gjatë një kryqëzimi, ai është ndeshur me një makinë të vogël të një gruaje 43 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe pas pak ditësh ka vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














