Kosova
Policia e Kosovës kap spanjollin që e rrëmbeu vajzën e tij dhe u arratis nga Mallorca
Policia e Kosovës kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Mallorca – 6 vjeçarja kthehet te nëna
Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë spanjollin e dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij. Sipas mediave spanjolle, burri kishte marrë vajzën nga Mallorca dhe duke e fshehur kishte kaluar kufijtë deri në Kosovë. E më 24 qershor, në Kosovë Policia e ndaloi dhe lokalizoi vajzën, përcjell albinfo.ch.
Për gati dy javë autoritetet në Spanjë po e gjurmonin burrin i cili ishte zhdukur me të bijën 6-vjeçare. Sipas hetimit, ai e fshehu vajzën në bagazh për t’u larguar nga Mallorca. Më pas asgjë nuk ishte ditur për ta.
Hetuesit spanjollë zbuluan se burri kishte krijuar një strategji për të fshehur gjurmët. Ai kishte vendosur pajisjen gjurmuese “AirTag” të vajzës në postë për ta dërguar në Marok, derisa me vajzën kishte marrë rrugë tjetër.
Hetimi zbuloi se i dyshuari mbylli llogaritë bankare, fshiu profilet në rrjete sociale dhe gradualisht ndryshoi paraqitjen fizike.
Pas punës hetimore me forcat policore të disa shteteve evropiane, lokacioni më i saktë i vendndodhjes së tyre u përcaktua Kosova.
Më 24 qershor, operacioni mori kthesën vendimtare. Policia e Kosovës e kapi të dyshuarin gjatë një kontrolli dhe e gjeti vajzën gjashtëvjeçare, e cila ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Fëmija u vu menjëherë nën mbrojtjen e autoriteteve përkatëse, ndërsa babai i saj u ndalua në pritje të procedurave ligjore./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












