Shkurt.ch
Policët zviceranë valvisin nga makina e tyre flamurin shqiptar!
Zëdhënësi i policisë ka thënë se i lihet policit të vendosë për rastet të tilla. Rasti i fundit ka pasur të bëjë me manifestues të qetë e paqësorë, kështu që valëvitja e flamurit nuk përbën ndonjë problem. Veç kësaj, ka thënë Cortesi, dimensionet e flamurit kanë qenë të vogla dhe si i tillë ai nuk ka përbërë asnjë rrezik për komunikacionin
Videoja dhe fotografia me një flamur të vogël shqiptar që valon nga makina e policisë nëpër Cyrih po bën një xhiro të madhe në mediat sociale.
Portali i gazetës 20minuten ka shkruar gjurmëve të lajmit dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një rast të vërtetë, transmeton albinfo.ch Por, siç ka thënë zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Mario Cortesi, fjala është për një gjest simpatik që e ka bërë polici konkret si reagim çasti.
Në kohën kur nëpër rrugët e Cyrihut tifozët zviceranë po e festonin fitoren e kombëtares së Zvicrës, atyre u ishin bashkuar edhe tifozë shqiptarë, duke u përfshirë në festë. Ndonjëri prej tyre, duke ia uruar policëve fitoren e përfaqësueses zvicerane, njërit nga ta që gjendej në makinën që patrullonte në atë pjesë të qytetit, ia ka dhënë në dorë një flamur të vogël shqiptar, përcjell albinfo.ch. Ai, siç thotë zëdhënësi, e ka marrë si gjest të vullnetit të mirë atë flamur, e ka valëvitur atë disa herë nga dritarja, siç shihet dhe në video e pastaj shumë shpejt e ka lënë brenda, në makinë.
I pyetur nga gazetari nëse rregullat e shërbimit lejojnë diçka të tillë, zëdhënësi ka thënë se i lihet policit të vendosë për rastet të tilla. Rasti i fundit ka pasur të bëjë me manifestues të qetë e paqësorë, kështu që valëvitja e flamurit nuk përbën ndonjë problem, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ka thënë Cortesi, dimensionet e flamurit kanë qenë të vogla dhe si i tillë ai nuk ka përbërë asnjë rrezik për komunikacionin.
Megjithatë, zëdhënësi ka thënë se ky rast do të trajtohet në mënyrë interne brenda policisë së Cyrihut.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










