Lajme
Policët gjermanë gjejnë shumë parregullsi në autobusin kosovar: 4.000 euro gjobë
Dy drejtuesit e autobusit nuk ishin në gjendje të siguronin prova të plota të kohës së vozitjes dhe pushimit të tyre gjatë 29 ditëve të fundit
Një autobus kosovar, ka rënë në “radarët” e policisë për shkak të shkeljes së detyrimit për mbajtje të distancës në autostradë, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit të mëtejmë, dy drejtuesit e këtij automjeti nuk ishin në gjendje të siguronin prova të plota të kohës së vozitjes dhe pushimit të tyre gjatë 29 ditëve të fundit, që kërkohen sipas rregullave.
Përveç kësaj, ata transportonin në mënyrë të paligjshme pjesë përbërëse të skelave dhe mallra të tjera pa patur licencën e nevojshme për një transport të tillë, shkruan media gjermane e policisë, presseportal.de.
As kjo nuk iste e tëra, një gomë ishte aq e konsumuar sa që skeleti i saj ishte krejtësishti dukshëm. Për shkeljet e konstatuara është ngarkuar një depozitë sigurie prej 4000 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













