Lajme
Po shqyrtohet vendimi për të bllokuar llogarinë e Trumpit në Facebook
Një bord i pavarur që mbikëqyr Facebook-un pritet të marrë vendim nëse bllokimi i llogarive në Facebook dhe Instagram të ish-Presidentit Donald Trump për një afat të pacaktuar ishte vendimi i duhur ose jo nga ana e kompanisë së medias sociale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh sjell më shumë detaje.
Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump pritet të përballet me një gjyq në Senat, ai përballet gjithashtu dhe me një gjykim nga Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook-ut. Ky i fundit pritet të shqyrtojë nëse vendimi i kompanisë së medias për ta bllokuar për një kohë të pacaktuar ish-presidentin në Facebook dhe Instagram, ishte vendimi i duhur.
“Në një farë mënyre ishte si një eksperiment dhe mendoj se shumë njerëz besojnë se kjo është rruga që duhet ndjekur në të ardhmen. Alternativa do të ishte që qeveria të bëjë rregulla, ose Facebook-u, apo Mark Zuckerberg-u të marrë këto vendime“, thotë Endy Bayuni, Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Facebook-ut.
Endy Bayuni, gazetar nga Indonezia, është një prej 20 anëtarëve të bordit.
“Ne sigurisht që marrim parasysh standardet e Facebook-ut, vlerat e kompanisë dhe ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut“, thotë Endy Bayuni.
Kohët e fundit anëtarët e bordit bënë të ditura vendimet e tyre të para. Në 4 nga 5 raste ata i kanë rrëzuar vendimet e Facebook-ut për të hequr disa postime. Facebook-u respektoi vendimin e bordit duke i publikuar sërish ato.
Pas paraqitjes së zotit Trump në një tubim më 6 janar, Facebook-u ia referoi bordit për rishikim vendimin e tij për të ndaluar zotin Trump dhe gjithashtu kërkoi një rishikim të mënyrës se si duhet t’i trajtojë fjalimet e udhëheqësve botërorë.
Por disa ngrenë pikëpyetje mbi nevojën e një bordi të tillë.
“Kjo do të ishte njësoj sikur Walmart-i ose Aston Martin ose Jaguar-i të vendosin të kenë një gjykatë, apo jo?! Gjë që është shumë e çuditshme”, thotë Lilian Edwards, Profesoreshë në Universitetin Newcastle.
Gjiganti i mediave sociale po vepron sikur të ishte një vend sovran me strukturën e tij të gjykatës, shton ajo.
“Sa më shumë që njerëzit diskutojnë mbi atë çfarë bën bordi, aq më pak diskutojnë a duhet të ketë një bord“, thotë Lilian Edwards.
Të tjerë fajësojnë mungesën e rregulloreve qeveritare gjë që shfrytëzohet nga kompanitë e teknologjisë.
“Kjo nuk i zgjidh problemet strukturore të modelit të biznesit, ato të shtimit të urrejtjes si pasojë e algoritmit, të cilat mendoj se duhet të trajtohen’’, thotë Marietje Schaake, Drejtoreshë e Politikës Ndërkombëtare, në Qendrën e Politikave Kibernetike të Stanfordit
Por zoti Bayuni thotë se qëllimi nuk është zëvendësimi i rregulloreve qeveritare.
“Ne nuk e shohim veten si zëvendësues të ligjeve në vende të ndryshme. U takon atyre të vendosin. Ne jemi këtu për të ndihmuar për një përmbajtje larg qasjes ekstreme”, thotë Endy Bayuni, anëtar i Bordi të Mbikëqyrjes së Facebook-ut.
Bordi po pranon komente publike lidhur me vendimin mbi bllokimin e zotit Trump në FB dhe pritet që shumë shpejt të marrë vendim mbi këtë çështje./VoA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih Akademikja shqiptare nis angazhimin me dy grupe studentësh në fushën e programimit në një nga universitetet... -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













