Shkurt.ch
Plumba gome në demonstratën pro azilit: 2 të lënduar
Ky manifestim është mbajtur nën moton «Refugees Welcome» (Mirësevini refugjatë)
Rreth 300 persona kanë demonstruar mbrëmë nga ora 19, duke marshuar rreth arealit të Universitetit të Cyrihut, njofton policia e qytetit. Pasi janë kthyer në sheshin Heimplatz, në mes të Galerisë së Arteve (Kunsthaus) dhe Teatrit të Cyrihut, disa dhjetëra protestues kanë provuar të shpërthejnë kordonin e policisë, njofton sda.ch. Me këtë rast janë hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të policëve gjë që ka detyruar këta të fundit të reagojnë duke qëlluar me plumba gome, thuhet në një komunikatë të policisë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, nga plumbat është lënduar një police dhe një pjesëmarrës i demonstratës.
Policia ka kërkuar nga demonstruesit që të ndërpresin demonstratën dhe të lëshojnë sheshin ku ishin tubuar. Një pjesë e tyre dëgjuan ndërsa pjesa tjetër, rreth 150 sish, u desh të kontrollohen nga policia.
Ky manifestim që nuk kishte marrë lejen nga policia, po mbahej nën moton «Refugees Welcome» (Mirësevini refugjatë) dhe ishte i drejtuar kundër «politikës hipokrite të azilit të Zvicrës».
Gjatë kohës sa u demonstrua por dhe gjatë kontrollimit të demonstruesve ka pasur pengesa në trafik, njofton policia, por nuk është njofuar për dëme materiale të shkaktuara.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












