Lajme
Planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra për nesër
Heqja e Kosovës nga lista e karantinës
Dje është bërë e ditur se Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran nga data 28 shtator.
Pak orë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i planifikimit të fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.
“Mërgata jonë sapo e mori lajmin e autoriteteve zvicerane, ia mësyjnë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të dielën, më 27 shtator, e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga 6 korriku.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158477059638213&set=a.10151241443773213&type=3&theater
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













