Kosova
Plani franko-gjerman nuk nënkupton marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, thotë diplomati austriak
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka deklaruar se plani franko-gjerman është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por sipas tij ende nuk nënkupton arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
“Është një propozim, që do të thotë se ka një ide konkrete se si të dalim nga një situatë që ka zgjatur shumë dhe në të cilën nuk ka përparim, sepse dialogu i një viti e gjysmë apo dy vjet shërben vetëm për shuarjen e zjarreve, por nuk arrin të çojë në normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk përcakton zgjidhjen përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka njohje zyrtare diplomatike, por sipas modelit të bashkëpunimit gjermano-gjerman, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm në mënyrë pragmatike në normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve”, tha ai për Kosovo Online.
Ish- emisari special i BE-së për Kosovën thotë se nëse propozimi pranohet, do të ketë faza të vështira në rrugën drejt përmbushjes së tij si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin.
“Shembulli më i rëndësishëm është se, nga njëra anë, Beogradi dëshiron që Prishtina më në fund të fillojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Ai komunitet, ose sido që ta quajmë, duhet të krijohet hap pas hapi. Nga ana tjetër, Prishtina dëshiron të shkojë në drejtim të njohjes dhe kjo nuk do të jetë e mundur menjëherë. Është e rëndësishme që Beogradi të kuptojë se është e rëndësishme të përmirësohen kushtet e jetesës për serbët në Kosovë. Kjo është ajo që do të sillte një marrëveshje e tillë dhe kjo është vendimtare, tha ai
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz











