Lajme
Plagoset një polic në protestën kundër masave të koronës, në Lucern
Një polic është sulmuar fizikisht dhe është plagosur nga dy persona në Inseliquai dhe u desh të çohej në spital. Dy personat në fjalë janë arrestuar përkohësisht
Në qytetin e Lucernit, disa mijëra njerëz kanë demonstruar në një tubim të miratuar nga autoritetet, kundër kufizimeve të koronës dhe kundër fushatës së vaksinimit, raporton srf.ch.
Sipas policisë së Lucernit, në tubim kanë marrë pjesë rreth 4,500 deri në 5,000 njerëz, duke e bërë kështu njërin ndër aktivitetet më masive në Zvicër kundër masave të koronës, tranmseton albinfo.ch.
Aleanca e aksionit të Kantoneve themeltare të Zvicrës (Aktionsbündnis Urkantone), që ishte organizatore e tubimit, ka lëvizur nga sheshi Mühlenplatz në Inseli, ku, në tribunë janë paraqitur folës të ndryshëm.
Rruga kryesore nga Bahnhofplatz në Schwanenplatz është dashur të mbyllej për trafik për rreth 30 minuta. Demonstruesit kanë kritikuar shtetin se me politikën e koronës kufizon pa nevojë liritë e popullit. “Liria është sistematikisht e rëndësishme”, mund të lexohej në njërën nga pankartat.
Në të njëjtën kohë, në sheshin Kurplatz është mbajtur një tubim nga organizata “Lucerni është shumëngjyrësh”, i cili gjithashtu ishte i miratuar. Në të kanë marrë pjesë rreth 100 persona. Policia është përpjekur t’i mbante pjesëmarrësit e dy tubimeve të ndarë nga njëri -tjetri.
Por, në margjinat e tubimit, një polic është sulmuar fizikisht dhe është plagosur nga dy persona në Inseliquai dhe u desh të çohej në spital, përcjell albinfo.ch. Dy personat në fjalë janë arrestuar përkohësisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












