Kosova
Plagoset një mësuese në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë
Një nënë dyshohet se ka plagosur një mësuese në shkollën ‘7 Marsi’ në Prishtinë.
Rastin për KTV-në e ka konfirmuar edhe drejtoresha e shkollës, Shpresa Gashi – Çitaku. Ajo ka thënë shkurt se ka ndodhur një incident, i cili ka përfunduar me lëndime, përcjell albinfo.ch.
Një grua është arrestuar në Prishtinë lidhur me plagosjen e një mësueseje në shkollën “7 Marsi”, në lagjen “Kalabria” të martën në mëngjes.
Policia ka bërë të ditur se B.D. 38-vjeçare, është arrestuar për “lëndim trupor”.
Ajo dyshohet se ka therur me thikë mësuesen V.P., e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se e ka vizituar mësuesen në QKUK dhe se gjendja e saj është larg rrezikut për jetë.
“Para pak orësh në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë një prinde e një nxënëseje parashkollore ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës. Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe, për fat të mirë, ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë, për të përcjellë dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











