Integrimi

Pesë vjet në shërbim të integrimit dhe zhvillimit

Mezi po besojmë se pesë vjet kanë kaluar prej nisjes së platformës albinfo.ch.

Nuk e kemi parë kohën që ka kaluar. Kjo ndjenjë mund të shpjegohet nga aktiviteti i përditshëm intensiv dhe dinamik i punës së kryer nga mbarë ekipi i albinfo.ch, por edhe nga pasioni që kemi kur arrijmë të artikulojmë një realitet transnacional migrant, duke qenë njëkohësisht një katalizator i ndryshimit dhe këtë, qoftë në favor të integrimit në Zvicër në shumë aspekte, apo qoftë për zhvillimin socio-ekonomik, politik dhe mjedisor të vendit të origjinës. Përveç punës së informacionit, e cila është në qendër të misionit të ekipit të albinfo.ch, ne kemi nisur iniciativa të shumta, kemi kryer veprime në terren nëpërmes debateve për migracionin dhe zhvillimin dhe kemi realizuar punë në hije, në mënyrë që të kryejmë këtë mision fisnik në përputhje me hartën e saj.

Koha është për një vlerësim fillestar. Pas fillimit të platformës on line në tri gjuhë, albinfo.ch ka ndërtuar gjithashtu një bazë të vërtetë të të dhënave për emigrantët dhe zviceranët, nga mjedise të ndryshme, për të njohur më mirë këto realitete reciproke. Informacioni i siguruar nga  albinfo.ch është zgjeruar gradualisht me nisjen e emisionit “In&Out”, më shumë se 100 emisione. Kjo përvojë na ka inkurajuar që të jemi më ambiciozë, duke nisur në partneritet me kanalin televiziv La Télé, emisionin “Diversité”. Deri sot ne kemi kryer më shumë se 70 emisione. Kjo ambicie është ndjekur edhe nga nisja e revistës albinfo.ch në tri gjuhë, për të mos përmendur edhe tryezat e rrumbullakëta si dhe ngjarjet vjetore në nivel nacional.

Duke gjykuar reagimet e jashtme që marrim, por edhe numrin e vizitave në rritje, kërkesave të pareshtura për shërbimet tona dhe partneritetet e shumta të zhvilluara, ky projekt është një sukses, edhe pse ne kemi përjetuar edhe periudha të vështira. Mund të pohojmë, duke mbetur modest, që albinfo.ch  mbetet një projekt unik në Evropë dhe më gjerë. “I jepni Cezarit atë që i përket Cezarit». Kjo platformë në kuptimin më të ngushtë nuk do të kishte qenë e mundur me karakterin e saj profesional, pavarësisht vullnetit tonë të palëkundur, pa mbështetjen e Konfederatës, përkatësisht Drejtorisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DEZA-DDC), Sekretariatit të Shtetit për Migrim (SEM) dhe Komisionit Federal për Çështje të Migracionit (EKM-CFM). Ne u jemi borxh atyre për besimin që na kanë dhënë. Është e vetëkuptueshme se partnerët e tjerë, qoftë publikë apo privatë, kanë mundësuar që ne të ecim përpara së bashku në nivele të ndryshme. Së fundi, personalitete të cilët mbështesin albinfo.ch luajnë një rol të madh në këtë proces.

Pas pesë vjetësh aktiviteti të pasur dhe intensiv, ne gjendemi në një fazë transitore me qëllim që të promovojmë përvojën pozitive të fituar me popullsinë shqiptare për ta zgjeruar më tej rreth temës së migracionit në përgjithësi. Ky qëllim, i cili konkretizohet tashmë me fillimin e emisionit “Diversité”, synon të sjellë një debat të sinqertë, konstruktiv dhe avangard rreth kontributit, por edhe sfidat që parashtron migracioni për shoqërinë zvicerane. Ky është pikërisht qëllimi i konferencës më 3 dhjetor të këtij viti, e cila thekson rëndësinë e trajnimit (profesional) dhe informacionit të popullsisë emigrante për të përmbushur nevojat e ekonomisë zvicerane pas 9 shkurtit 2014. Prandaj, disa artikuj dhe dëshmi kanë për qëllim vlerësimin e potencialit të përfaqësuar nga personat me origjinë emigrante në favor të prosperitet zviceran.

Last, but not least. Në qoftë se ne jemi akoma këtu, kjo është kryesisht për shkak se jemi duke iu përgjigjur një nevoje, dhe se ju, të nderuar lexues, që jeni vazhdimisht në rritje, na ndiqni për pesë që tani pesi vjet me radhë. Faleminderit për besnikërinë tuaj !
Mbi 100 emisione “In&Out”, mbi 70 “Diversité”.

albinfo.ch ka ndërtuar gjithashtu një bazë të vërtetë të të dhënave për emigrantët dhe zviceranët, nga mjedise të ndryshme, për të njohur më mirë këto realitete reciproke. Informacioni i siguruar nga  albinfo.ch është zgjeruar gradualisht me nisjen e emisionit “In&Out”, më shumë se 100 emisione. Kjo përvojë na ka inkurajuar që të jemi më ambiciozë, duke nisur në partneritet me kanalin televiziv La Télé, emisionin “Diversité”. Deri sot ne kemi kryer më shumë se 70 emisione. Kjo ambicie është ndjekur edhe nga nisja e revistës albinfo.ch në tri gjuhë, për të mos përmendur edhe tryezat e rrumbullakëta si dhe ngjarjet vjetore në nivel nacional…