Shqipëria ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e të nxehtë në të gjithë vendin.
Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male në veri, transmeton albinfo.ch.
Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 23/37 Diell pak re
Kukës 20/35 Diell pak re
Lezhë 21/36 Diell
Dibër 18/35 Diell re
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 25/39 Diell pak re
Elbasan 24/40 Diell pak re
Berat 18/40 Diell
Vlorë 22/37 Diell
Korçë 19/34 Diell re
Gjirokastër 19/40 Diell
Sarandë 23/37 Diell