Shkurt.ch
Personave me status F u kufizohet lëvizja jashtë Zvicrës
Rreth 23.000 persona me status të përkohshëm, nga 1 dhjetori e tutje mund të udhëtojnë jashtë Zvicrës vetëm në rastet të jashtëzakonshme
Këshilli Federal ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes për personat me leje qëndrimi të përkohshme (statusi F). Rreth 23.000 persona me status të tillë në të ardhmen mund të udhëtojnë jashtë Zvicrës vetëm në rastet të jashtëzakonshme.
Në mocionet e bëra në parlament, disa deputetë kishin kritikuar praktikën që vlente nga fillimi i vitit 2010, sipas të cilës personave me status qëndrimi të përkohshëm u mundësohej lëvizje e pakufizuar jashtë Zvicrës. Ata shprehnin dyshimin se mund të ndodhnin keqpërdorime të kësaj lëvizjeje.
Ndërkaq Zyra Federale për Migracion (BFM) thekson se personat me status të përkohshëm gjithnjë më shpesh kanë udhëtuar në vendet e tyre të prejardhjes. Kjo ka bërë që të lindte dilema nëse ishte e arsyeshme që ende të praktikohej statusi i pranimit të përkohshëm ose jo.
Kështu, duke filluar nga dhjetori, personat me status F duhet të paraqesin arsye të forta nëse duan të udhëtojnë jashtë Zvicrës. Ndërsa udhëtimi në vendet e prejardhjes do të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, si për shkaqe humanitare ose në raste vdekjeje ose sëmundjeje të familjarëve.
Personat me status F të cilët këtë status e kanë fituar prej tri vitesh dhe që janë të integruar mirë do t`u nënshtrohen rregullave më të buta sa i takon lëvizjes. Ata mund të udhëtojnë jashtë Zvicrës edhe duke sjellë arsyetime tjera më pak emergjente, si për shembull për punë biznesi ose vizita familjare. Por një udhëtim i tillë do t`u lejohet vetëm një herë në muaj për maksimalisht 30 ditë. Edhe në këto raste, Zyra për Migracion mund t`ua hedhë poshtë kërkesën, në rastet kur personat në fjalë marrin ndihma sociale.
Sipas rregullimit të ri të kësaj problematike, azilkërkuesit dhe ata me pranim të përkohshëm që nuk kanë dokumente të vendit të prejardhjes, në vend të letërnjoftimit duhet të kenë një pasaportë biometrike që përkon me standardet aktuale të sigurisë.
Në trajtimin që i është bërë në parlament, partitë si SVP, FDP dhe CVP kanë qenë pro ashpërsimit dhe pjesërisht kanë kërkuar edhe ashpërsim të mëtejmë . nga ana tjetër SP, të Gjelbrit ashtu si dhe organizata Flüchtlingshilfe janë shprehur kundër këtij ashpërsimit.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











