Lajme
Përse postierëve në Gjermani u lejohet t’i hapin paketat
Në Gjermani thuhet se postierët mund të hapin paketat në rast se u duken të dyshimta, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ndryshon ligjin për Shërbimin Postar dhe detyron postierët që t’i dorëzojnë në polici paketat që u duken të dyshimta, shkruan DW.
Organeve të policisë dhe të drejtësisë në Gjermani po u jepen mundësi të reja për të luftuar trafikimin e paligjshëm të drogave, të armëve ose objekteve të tjera.
Bundestagu miratoi një projektligj, sipas të cilit postierët dhe punonjësit e tjerë të shërbimeve postare janë të detyruar t’u dorëzojnë organeve të ndjekjes penale paketa dhe dërgesa të tjera postare që u duken të dyshimta. Po ashtu ata kanë të drejtë që në rast se kanë “dyshime të mjaftueshme” se paketat përmbajnë objekte të ndaluara, t’i hapin ato.
Përkufizimi i “dyshime të mjaftueshme” është ende objekt debatesh politike. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të ekologjistëve, Konstantin von Notz, paralajmëroi se stacionet e policisë nuk do të kenë kapacitete të mjaftueshme nëse postierët kanë të drejtë të hapin të gjitha paketat që mund t’u duken të dyshimta dhe se punonjësit e postave nuk janë “ndihmës-sherifë” policie.
Por, sipas politikanit të Partisë Liberale FDP, Reinhard Houben, frika se ky ligj minon fshehtësinë e postës është e papërligjur, sepse bëhet fjalë vetëm “paketa ose letra që janë dëmtuar, hapur ose grisur vetvetiu”, tha ai.
Mallrat e ndaluar
Ndër “mallrat e ndaluar” që supozohet se mund të zbulohen në këtë mënyrë bëjnë pjesë droga dhe armë, lëndë eksplozivë dhe lëndë dopingu. Sipas ligjit të ri, kompanitë mund të gjobiten nëse punonjësit e tyre shkelin detyrimin për të informuar në raste dyshimi autoritetet e ndjekjes penale. Ky ligj e ka zanafillën në një iniciativë të Këshillit Federal Gjerman.
E ngarkuara e qeverisë federale për drogat, Daniela Ludwig, e përshëndeti rregulloren e re. “Trafikimi i drogës përmes internetit po lulëzon dhe krijon sot sfida të mëdha për zbatimin e ligjit dhe drejtësinë”, tha ajo. “Ndryshimi i sotëm i Ligjit për Shërbimin Postar është një hap i rëndësishëm në luftë kundër krimeve të lidhura me drogat”. /DW
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas















