Lifestyle

Përpos Dua Lipës, edhe Rita Ora pjesë e “Brit Awards”

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjete sociale, përmes një fotografie të postuar

Përpos këngëtares kosovare Dua Lipa që është e nominuar në pesë kategori, ceremonia e sivjetme e “Brit Awards” do të ketë edhe një tjetër të pranishme me prejardhje shqiptare.

Bëhet fjalë për yllin shqiptar Rita Ora që do të performojë në ceremoninë prestigjioze, transmeton Albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjete sociale, përmes një fotografie të postuar.

https://www.instagram.com/p/BeYwFxxhzHU/?hl=en