Lajme
Përplasje mes dy tramvajesh në Gjermani, rreth 25 të lënduar, 3 prej tyre në rrezik për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë, ku dy tramvaje janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rreth 25 persona.
Sipas të dhënave të para nga autoritetet, njëri prej tramvajeve kishte ndaluar në një pjesë të hapur të linjës, ndërsa më pas është goditur nga një tjetër tramvaj që transportonte pasagjerë.
Nga përplasja, shtatë persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe mjekët nuk e kanë përjashtuar rrezikun për jetën e tyre. Ekipet emergjente u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve në vendin e ngjarjes, para se ata të dërgoheshin në spitalet përreth.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të kuptuar arsyen pse tramvaji i parë kishte mbetur i ndalur në itinerar.
Si pasojë e aksidentit, një pjesë e bulevardit Kurt-Schumacher u mbyll përkohësisht për qarkullim, duke shkaktuar pengesa në trafik. Më vonë, qarkullimi u lejua pjesërisht në njërën prej korsive.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë dhjetëra ekipe emergjente, ambulanca dhe psikologë, të cilët ofruan mbështetje për pasagjerët dhe personat e prekur nga ngjarja.
Kryebashkiakja e Gelsenkirchenit, Andrea Henze, e përshkroi aksidentin si një ngjarje “jashtëzakonisht tronditëse”, pasi pa nga afër pasojat e përplasjes brenda njërit prej tramvajeve.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











