Lajme
Përplasen dy vetura luksoze, dëmet kapin vlerën 3.7 milionë franga (VIDEO)
Një shofer i veturës Porsche dhe një shofer i veturës Bugatti u përpoqën të parakalojnë njëri-tjterin në rrugën Gotthard Pass në Zvicër. Por kjo shkoi keq. Ata përplasen me njëri-tjetrin. Një aksident i kushtueshëm. Dëmi arrin në 3.7 milionë franga.
Menjëherë pas orës 12 të mesditës së mërkurën pati një përplasje në rrugën Gotthard Pass drejt majës së kalimit. Një shofer Bugatti ishte me nxitim dhe filloi të parakalojë. Edhe Porsche kishte të njëjtën ide. Atëherë përplasen dy makinat luksoze. Dhe jo vetëm kaq: Bugatti përplaset me një Mercedes nga Aargau.
Të dy automjetet u përplasën më pas me gurët në skajin e majtë të korsisë dhe erdhën në një ndalesë në korsinë e kundërt, siç shkruan në një deklaratë nga policia e Kantonit Uri. Drejtuesit e makinave luksoze vijnë nga kantonet e Schwyz dhe Lucern, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga drejtuesit e automjeteve sportive arriti ta rikthejë automjetin në korsi, por u përplas me një veturë tjetër nga Aargau. Pasagjeri në veturën tjetër pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin kantonal në Uri.
https://www.facebook.com/Rainierjohnsonsupercars/posts/2428621810772022
https://www.youtube.com/watch?v=9-MAy_dlqYs&feature=emb_logo
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











