Kosova
Përleshje mes mërgimtarëve dhe policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës (Video)
Skena të papara në Merdare, burra e gra mërgimtarë shtyhen e grushtohen me polici, arsye kolona
Disa persona janë konfrontuar sot me pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, përcjell albinfo.ch.
Nga Policia e Kosovës për Reporteri.net kanë dhënë detaje për rastin.
Si pasojë e përleshjes janë lënduar dy policë, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.
“Sot rreth orës 10:00, në Merdar ka ndodhur një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë.
Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1053942542491167
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













