Lajme
Përleshet kosovari me zviceranin, qëllon me armë një i tretë
54-vjeçari zviceran dhe një 35-vjeçar kosovar janë përleshur në qendër të fshatit. Pastaj një tjetër zviceran (27) dhe një shtetas gjerman (27) janë bashkuar për të ndihmuar zviceranin
Në një përleshje që ka shpërthyer në mbrëmjen e të premtes në mes të katër burrave në Kaltbrunn (SG), njëri prej pjesëmarrësve ka gjuajtur disa herë me armë zjarri. Sipas policisë, si pasojë e të shtënave, një burrë 54 vjeç është plagosur lehtë, shkruan tagblatt.ch.
Është arrestuar 27-vjeçari i dyshuar për gjuajtje me armë dhe dy burra të tjerë, transmeton albinfo.ch Siç njofton policia e Kantonit St. Gallen, sfondi i mosmarrëveshjes fillimisht ishte i paqartë.
Sipas gjetjeve fillestare, 54-vjeçari zviceran dhe një 35-vjeçar kosovar janë përleshur në qendër të fshatit. Pastaj një tjetër zviceran (27) dhe një shtetas gjerman (27) janë bashkuar për të ndihmuar zviceranin.
Përleshja pastaj është zhvendosur në një degëzim të rrugës kryesore në venbanimit. Sipas policisë, të shtënat nga armët janë shkrepur pikërisht atje, përcjell albinfo.ch. Policia supozon se revolja mund të ketë qenë e njërit nga dy 27-vjeçarët. Palët e përleshura, më pas janë ndarë.
Më vonë, kosovariështë dorëzuar në polici dhe është arrestuar. Dy 27-vjeçarët janë arrestuar gjithashtu pas një kërkimi të shkurtër. I plagosuri lehtë është dërguar në një spital me autoambulancë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













