Lifestyle
Përgatitjet e fundit për ceremoninë ‘OSCAR’
Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë pushtuar teatrin ‘Dolby’ në bulevardin e Hollywoodit, ku tashmë kanë filluar përgatitjet për natën më të madhe në kinematografi, ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ‘Oscar’.
Vetëm edhe katër ditë na ndajnë nga kjo ngjarje glamuroze, dhe detajet e fundit në pjesën e jashtme të teatrit janë duke u rregulluar, për ta bërë gati vendin për shtrimin e qilimit të kuq, ku pritet të parakalojnë disa prej yjeve më të mëdhenj të Hollywoodit, përcjell albinfo.ch.
Edhe posterët e këtij edicioni të ceremonisë ‘Oscar’ ishin vendosur, përfshirë këtu edhe prapavijën e vendit ku yjet ndalojnë për të pozuar për fotografët e mbledhur përreth qilimit të kuq.
Në tërësi, tetë filma janë duke garuar për çmimin kryesore atë “Filmi më i mirë i vitit”, derisa fituesi pritet të bëhet i ditur këtë të diel, më 24 shkurt.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














