Kosova
Përfundon me sukses operacioni i policit Artur Mrasori
Operimi policit Artur Mrasori është kryer me sukses. Mrasori është dërguar në Turqi për një operim në sy pas një incidenti që ndodhi në Zhur të Prizrenit, nga ku mbeti i lënduar rëndë dhe si rezultat më vonë humbi syrin e majtë.
Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu.
“Mund të konfirmoj se operacioni është kryer”, ka konfirmuar Sejdiu.
Deri më tash nuk ka detaje të tjera përveç se dihet që operacioni ka zgjatur disa orë.
“Aktualisht nuk kemi detaje të tjera, por dimë se operacioni është kryer me sukses dhe ka zgjatur disa orë”, ka thënë Sejdiu.
Kujtojmë se nga incidenti në Zhur të Prizrenit, një polic ka vdekur, e dy të tjerë janë lënduar gjatë një aksioni që mori Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













