Shkurt.ch
Për të mos shkuar në punë, gënjen se është rrëmbyer
Një grua e re ka shpikur rrëmbimin e saj për të mos shkuar në punë. Policia e ka marrë seriozisht këtë çështje, gjersa ajo ka treguar se ka gënjyer
Të gjithë kemi shpikur ndonjëherë ndonjë justifikim të vogël për të mos shkuar në punë, por ja që një banore e fshatit Boncourt (Jura) e ka shtyrë edhe më larg justifikimin e saj. Ajo thjesht ka imagjinuar rrëmbimin e saj për të mos shkuar në punë. Rrëmbimi i saj është njoftuar edhe nga gazetat lokale “L’Est Républicain” të enjten e kaluar, si dhe nga “Le Quotidien Jurassien ” të premten. Historia është thjesht e pabesueshme.
Dredhia e saj kishte filluar në mëngjes kur ajo shkon në punë me lot në sy dhe tregon se kishte qenë e rrëmbyer. Ajo i shpjegon punëdhënësit se si një individ e kishte rrëmbyer për ta detyruar atë të tërheqë paratë e saj nga banka në Zvicër. Sipas saj, një i huaj e kishte mbyllur në bagazhin e makinës së tij, por ajo kishte arritur të shpëtojë.
Problemi për të fillon kur policia e merr këtë çështje shumë seriozisht. Sidomos pas thashethemeve si dhe thirrjeve për kujdes që kishin filluar të rriteshin në rrjetet sociale. Policia fillon kërkime të kota. Pasi që dëgjojnë sërish dëshminë e viktimës së supozuar, ata përfundimisht kuptojnë se versioni i saj nuk ka kuptim. Pas kësaj, zonja në fjalë ndërprenë gënjeshtrën saj dhe pranon se asgjë nuk ishe e vërtetë.
Policia ka denoncuar rastin e saj në prokurori të Belfort-it dhe pritet të ndërmerren veprime gjyqësore kundër saj.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











