Bota
Për të hyrë në Venedik, duhet të paguani 3 euro
Zyrtarët e qytetit në Venedik për turistët në këtë qytet, të cilët vijnë për vizitë njëditore, nga maji i këtij viti do të duhet të paguajnë tri euro, njoftoi kryetari i Venedikut, Luigi Brugnaro.
Vitin e ardhshëm tarifa mund të rritet në 6 euro dhe në kohën e trafikut të madh turistik mund të arrijë deri në 10 euro, përcjell albinfo.ch.
Vendimi për një taksë të tillë nuk do të jetë e lidhur me të ftuarit në një hotel, tha Brugnaro, duke argumentuar se të gjithë të ftuarit në hotelet në Venedik paraprakisht do të paguajnë një taksë të përditshme turistike.
“Nuk na takon të bëjmë një fitim. Qëllimi është që të sigurojmë burime financiare shtesë që do të kontribuojnë në ruajtjen e qendrës së qytetit që të jetë e pastër dhe e rregullt”, tha kryetari i komunës.
Plani duhet të miratohet nga Këshilli i Qytetit.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













