Ukraina
Për Pashkë, Rusia e Ukraina shkëmbejnë robër lufte
Me rastin e Pashkëve Ortodokse, më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë. Ukraina po feston për herë të dytë Pashkën në luftë, shkruan Zëri i Amerikës.
Andriy Yermak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, njoftoi se 130 ushtarë, marinarë, rojë kufitare dhe të tjerë të kapur nga Moska ishin duke u kthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të madh të të burgosurve me rastin e Pashkëve, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani nuk dihet sa ushtarë rusë janë liruar, por sipas zyrës së shtypit të Grupit Wagner, mercenarët e së cilit luftojnë për Kremlinin në lindje të Ukrainës, publikoi një video të dielën, ku shihen robërit ukrainas të luftës që po i përgatisnin për shkëmbim.
Zoti Yermak tha në një postim në rrjetin Telegram të dielën se mes të liruarve kishte edhe ushtarë që luftuan pranë qytetit Bakhmut, i cili ka qenë për muaj të tërë në qendër të ofensivës së Kremlinit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













