CH-Ballkani
Për dhjetë muaj dërgesat e mërgimtarëve mbërrijnë në 1 miliard euro
Shtetasit e Maqedonisë që punojnë në jashtë vendit këtë vit nuk sollën po aq para sa vitin e kaluar..
Megjithatë dërgesat që erdhën në Maqedoni në mënyrë legale dhe joformale për dhjetë muaj sërish mbërrijnë shifrën 1 miliard euro.
Banka Nacionale e Maqedonisë në këto statistika përfshin jo vetëm paratë ardhurat nga jashtë në llogari të banorëve të Maqedonisë, por edhe llogarit edhe devizat që qytetarët në këmbimore marrin denarë, njoftojnë mediat e Shkupit, përcjell albinfo.ch.
“Të ardhurat-bruto të dërgesave nga punëtorët në vitin 2016, përfshirë shtatorin, arritën shifrën 144 milionë euro dhe këto mund të konsiderohen si të ardhura nga kanalet formale, p.sh. Të ardhurat e marra nëpërmjet bankave dhe transferimit të parave. Të ardhurat- neto nga transferet tjera, përfshirë shtatorin arriti në 963.3 milionë euro. Kjo shumë, kryesisht përfshin një rrjet të blerjes së të hollave në tregun e këmbimit, të cilat ne i përdorim në vlerësimin e shumës së të ardhurave të punëtorëve nëpërmjet kanaleve jo-formale. Përveç kësaj, një pjesë e këtyre të ardhurave vijnë nga transferet sociale (pensionet, invaliditet dhe kështu me radhë), qiratë, shpërblimet dhe kompensimet nga sigurimet, donacionet etj “, shkruan në një njoftim Banka Nacionale e Maqedonisë, transmeton albinfo.ch.
Më konkretisht flitet për gjithsej 1,107.300.000 euro. Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, të ardhurat formale kishin vlerë prej 156,1 milion euro, kurse transferet tjera 1.094.800.000 euro. Që nga viti 2009, dërgesat nga shtetasit e Maqedonisë që punojnë jashtë shtetit mbërrijnë mbi 1 miliard euro.
Banka Nacinaole e Maqedonisë pret që remitencat të jenë më e ulëta se vitin e kaluar. Në fakt bëhet fjalë për 16.3% të PBB-së.
Në vitet e fundit, dërgesat e mërgimtarëve shpesh shërbejnë vetëm për konsum të familjeve. Ndër propozimet e fundit për kanalizimin e tyre është ai i Institutit për Kërkime Ekonomike dhe Politikave Financave, i cili ka propozuar futjen e një politike në kupon për remitancat, që do të thotë çdo i papunë që marrin para nga jashtë në kanale zyrtar përmes llogarisë, të marrë një kupon për shërbime shëndetësore me vlerë të një konsumi mesatar për trajtim.
Banka Botërore e Maqedonisë vlerëson se dërgesat nga jashtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të këtij viti do të rriten me 0.8% në 442 miliardë dollarë. Në vitin 2016 remitancat e dërguara në Amerikën Latine dhe Karaibe janë në rritje. Në të kundërt, rajonet e tjera po përballen me një rënie në të ardhurat nga jashtë.
Banka Botërore tha se dërgesat e emigrantëve në Evropë dhe Azinë Qendrore këtë vit do të shënojnë rënie me 4%, që është më pak se rënia e 22.5% të vitit 2015. Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina mund të presin rritje modeste të dërgesave nga emigrantët.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











