Tematike
Për dëbimin e delikuentëve të huaj nuk mund të vendosë askush veç gjyqtarëve
Nëse një gjyqtar nuk shqipton masën e dëbimit nga vendi, autoritetet e imigracionit duhet "ta pranojnë këtë qëndrim në çdo rast"
Nëse një gjykatë me vendimin e vet përjashton dëbimin nga vendi të të huajit të gjykuar, autoritetet e imigracionit duhet ta pranojnë këtë vendim. Sipas qëndrimit më të ri të Gjykatës Federale, kjo vjen si rezultat i zbatimit të iniciativës së dëbimit të të huajve me dosje krimi, shkruan watson.ch.
Në rastin aktual, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) i Qeverisë Federale i ishte drejtuar Gjykatës Federale me një ankesë publike, ligjore. SEM pretendonte që Gjykata e Lartë Federale të prishte një vendim të marrë nga Gjykata Kantonale e Vaudit. Kjo e fundit kishte hedhur poshtë vendimin e autoriteteve të kantonit, të cilat i kishin hequr lejen e qëndrimit një kroati që kishte kryer një vepër penale, transmeton albinfo.ch. Ai ishte dënuar në vazhdimësi për vepra të ndryshme penale dhe ishte dënuar përfundimisht.
Por Gjykata Federale tani po mbështet gjykatën kantonale. Nëse gjykata tashmë ka marrë një dënim ose masë për veprën e kryer, por është përmbajtur nga referimi për dëbim të delikuentit nga vendi, autoritetet kantonale nuk mund ta “përmirësojnë” këtë qëndrim, thotë Gjykata Federale. Së këndejmi, e njëjta gjë vlen edhe për tërheqjen e lejes së qëndrimit, përcjell albinfo.ch. Nëse një gjyqtar nuk shqipton masën e dëbimit nga vendi, autoritetet e imigracionit duhet “ta pranojnë këtë qëndrim në çdo rast”.
Referencat për dëbim janë çështje që i takojnë vetëm gjyqtarit
Gjykata e Lartë Federale e ka arsyetuar këtë qëndrim me ndryshimin e Ligjit për të Huajt dhe Integrimin, që është bërë në vitin 2016.me këtë ndryshim në fakt qe zbatuar ligjërisht iniciativa e dëbimit e, iniciuar nga SVP dhe e votuar në vitin 2010. Me ndryshimin e ligjit, dëbimi nga vendi për shkak të një dënimi penal është bërë çështje e gjykatësve, përcjell albinfo.ch. Në një mënyrë kjo bie në kundërshtim me synimin që ka pasur iniciativa e SVP-së, dëbimin e sa më shumë të huajve të dënuar… Më parë, një udhëzim për një gjë të tillë mund të autorizohej nga zyra e migracionit ndërsa tani, fjalën e ka vetëm gjyqtari
Në teori, gjykatësit tani duhet të shqiptojnë masën e dëbimit nga vendi për disa krime, por në praktikë ata mund të përmbahen nga ky veprim për shkak të klauzolës së rasteve të rënda, transmeton albinfo.ch. Mesatarisht në gjithë Zvicrën, kjo ndodh në 42 për qind të të gjitha rasteve, ndërsa në Zvicrën frëngjishtfolëse edhe më shpesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














