Shkurt.ch
Për 11 vite janë dyfishuar çmimet e pronave në Cyrih
Një raport i ri tregon rritjen e kostos së blerjes së apartamenteve në Zvicër gjatë 11 viteve, veçanërisht në qytetin më të madh të vendit, që është prekur shumë nga rritjet më të mëdha.
Krahasimi i çmimeve nga Comparis dhe ETH Zurich kanë nxjerrë një raport që tregon dallimin në çmimet e pronave të Zvicrës në krahasim me 2007, shkruan “The Local”.
Në Cyrih tani kushton pothuajse dyfish (një rritje 97%) për të blerë një apartament, me çmimin për metër katror rreth 13.000 franga zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Raporti tregon se ka pasur shumë ndryshime midis pjesëve të ndryshme të Zvicrës, megjithatë zonat pranë liqeneve kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve. Nëntë nga dhjetë rritjet më të mëdha janë parë në rajonet e liqenit.
Pas Cyrihut, ndryshimet më të mëdha u përjetuan nga distrikti Horgen (+ 89%), kantoni i Nidvaldenit (+ 82%) dhe qyteti i Neuchatel (+ 80%). I vetmi vend ku ranë çmimet ishte rrethi i Goms në kantonin Valais, Zvicra jugore (-2%).
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë Në shënim të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë...
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025