Integrimi
Paul Nicaj: “Trump ka ndihmuar gjithmonë shqiptarët”
“Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët”, ka thënë Paul Nicaj për presidentin e ri të SHBA-vë, Donald Trump
Donald Trump është presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Derisa Amerika udhëhiqej nga amerikanët, shqiptarët kishin përkrahje të madhe.
Megjithatë, përkrahja pritet të vazhdojë. Ai që e thotë këtë është Paul Nicaj, shqiptari i Malit të Zi me një histori suksesi në emigrim. Ai jeton në Nju Jork prej dekadash.
Mes vështirësive të fillimit të jetës së një emigranti, ai gjeti një punë në hotel “PLAZA” në kohën që administrohej nga Trump, ku arriti të bëhej pas një pune të përkushtuar, nga një ndihmës kamerier në menaxherin kryesor të tij.
“E kam nisur punën në hotel si zëvendës kamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher”, shprehet Paul Nicaj për “TCH”, përcjell albinfo.ch.
Nicaj rrëfen se ka pritur në “PLAZA”-n e Nju Jorkut disa nga presidentët e Shqipërisë, duke filluar që nga Ramiz Alia, Sali Berishën dhe Bamir Topin.
Siç tregon ai, vetë Trump ka treguar një bujari mjaft të madhe për ta. Por jo vetëm kaq, Donald Trump siç thotë Nicaj, i ka ndihmuar gjithmonë shqiptarët dhe aktualisht ka të punësuar në bizneset e tij qindra prej tyre.
“Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Ramiz Alia ka qenë i pari. Dhe flamurin e Shqipërisë e kanë vendosur për një javë në hotel. Pas Ramizit, ka ardhur edhe Sali Berisha, e më pas edhe Bamir Topi”, ka thënë Nicaj, i cili u shkëput nga hotel “PLAZA”, pas 30 vitesh dhe sot zotëron bizneset e tij në hoteleri, ku ka të punësuar rreth 600 shqiptarë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











