Lajme
Pasuria e Elon Musk u rrit me 1000% gjatë pandemisë
Dhjetë miliarderët më të mëdhenj të botës e kanë dyfishuar pasurinë e tyre gjatë pandemisë, sipas raportit të Oxfam.
Elon Musk është personi me rritjen më të lartë të të ardhurave. Pasuria e tij është rritur me 1000%.
Sipas shifrave të Forbes, në 10 njerëzit më të pasur në botë përfshihen Elon Musk, Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg.
Pasuria kolektive e tyre u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë nga marsi i vitit 2020, në nëntor 2021.
“Ndërsa pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë nga marsi 2020 në nëntor 2021, ka një ndryshim të madh midis tyre, ku pasuria e Musk u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa e Bill Gates vetëm me 30%”, shkruan BBC.
Por, prej situatës pandemike ka më shumë njerëz të varfër në botë.
Rreth 21,000 njerëz kanë vdekur çdo ditë vetëm prej varfërisë gjatë pandemisë, varfëri që është shtuar për shkak të uljes së të ardhurave.
Një mënyrë për ta zgjidhur këtë pabarazi është duke taksuar njerëzit më të pasur, sipas Gabriela Bucher, drejtoreshë ekzekutive e Oxfam International.
Oxfam është një organizatë jofitimprurëse në Britani, e cila nxjerr një raport vjetor mbi pabarazinë globale në fillim të takimit të Forumit Ekonomik Botëror. Ky takim bën bashkë mijëra liderë korporatash, politikanë, të famshëm, aktivistë, ekonomistë dhe gazetarë./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit