Lajme
Izraeli nis fushatën e vaksinimit me dozën e tretë
Ky veprim vjen pasi shifrat e të infektuarve me virus në Izrael janë në rritje
Izraeli është bërë vendi i parë që shpërndau një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19, duke i ofruar një dozë shtesë kujtdo mbi 60 vjeç.
Ekspertët e shëndetit izraelit thonë se efektiviteti i vaksinës aktuale bie me kalimin e kohës dhe se administrimi i dozës së tretë do të shërbejë si një përforcues. Ky veprim vjen pasi normat e viruseve në Izrael janë në rritje.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennet, njoftoi vendimin për të ofruar një dozë të tretë vaksine për këdo mbi 60 vjeç që ka marrë dozën e fundit të paktën pesë muaj më parë.
“Vendimi u bazua në kërkime dhe analiza të konsiderueshme, si dhe në rritjen dhe rrezikun të variantit Delta. Izraeli tashmë ka vaksinuar 2 mijë njerëz të cilët kanë imunitet të dobët me dozën e tretë pa ndonjë efekt negativ dhe tani ne po fillojmë një fushatë kombëtare të dozës së tretë“, tha Bennet, raporton VOA.
Një studim izraelit tregoi se efektiviteti i vaksinës kundër COVID-19 ra nga 95 për qind në 80 për qind ose edhe më pak kundrejt variantit Delta. As SHBA-ja dhe as BE-ja nuk kanë rekomanduar ende një dozë të tretë, por shumica e mjekëve izraelitë thonë se nuk besojnë se do të bëjë ndonjë dëm, përcjell Klankosova.tv.
Dr. Ashraf Shalmon nga Ministria e Shëndetësisë izraelite tha se nuk është ende e qartë se sa kohë edhe një vaksinë e tretë do të sigurojë mbrojtje.
“Duket se vaksinat nuk janë të mjaftueshme për të dhënë një nivel shumë të lartë mbrojtës për një kohë shumë të gjatë pa pasur ndoshta një dozë të tretë. Tani një dozë e tretë mund të krijojë një kohë tjetër përforcuese e cila shërben për gjashtë muaj, një vit ose mund të sillet siç e shohim në disa lloje vaksinash si vaksinat e hepatitit ose vaksinat kundër papillomës ku një dozë e tretë zakonisht krijon një imunitet afatgjatë, “tha Dr. Shalmon.
Izraeli gjithashtu ka rikthyer rregullat e kalimit jeshil, që do të thotë se banorët do të duhet të tregojnë prova të imunizimit ose një test negativ të koronavirusit për të hyrë në shumë vende publike – përfshirë koncerte, restorante dhe palestra.
Vendimet vijnë ndërsa normat e infeksionit në Izrael vazhdojnë të rriten, me më shumë se 2 mijë raste të reja të raportuara çdo ditë. Përqindja e testeve të COVID-19 që kthehen pozitive tani është më shumë se tre përqind, dyfishi i normës së vetëm disa javëve më parë.
Izraeli ishte një udhëheqës në fushatën e vaksinimit dhe më shumë se 60 për qind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë. Tani izraelitët shpresojnë se një dozë e tretë do t’u mundësojë atyre të përballen me variantin Delta.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri Kancelari austriak bën thirrje për kontroll më të rreptë të bashkimit familjar, kostot financiare të aksidenteve...
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?