Lajme

Pas “rënies” së Facebook, Musk tallet me rivalët

Pas “rënies” së Facebook, Elon Musk pronar i rrjetit social X si dhe përdoruesit e këtij rrjeti, filluan të tallen në llogari të rivalëve, përcjell albinfo.ch.

Musk dhe mijëra të tjerë filluan të shpërndajnë “meme” lidhur me aplikacionet e njohura të Meta, Facebook dhe Instagram, që ishin jashtë funksionit për afro një orë.

Musk postoi deklaratën e kreut të zyrës për komunikim në Meta, Andy Stone, duke ironizuar me tre pinguinë (Facebook, Instagram Threads) duke i qëndruar gatitur pinguinit që mbi kokë kishte logon X.

Sikur kjo të mos mjaftonte, “tallja” vazhdoi kur Musk shkroi një postim interesant, në të cilin thuhej: “Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo do të thotë se serverët tanë janë duke punuar”, duke ironizuar me ato të Meta që ishin jashtë funksionit.

E atij i është kundërpërgjigjur i pari i Meta, Mark Zuckerberg, i cili përbri postimit të Musk shkroi: “Kjo po ndodh sepse i kam lënë të hynë brenda”.