Skip to content

Pas motit të ftohtë në Zvicër, temperaturat do të rriten deri në 30 gradë

Zvicra ka pasur një pranverë të ftohtë, temperatura të ulëta në maj por moti i kësaj fundjave është vendosur që më në fund të fillojë verën. 

Temperaturat parashikohen të rriten në 30 gradë në disa zona rreth Valais, Bazel dhe Rhone, në shumicën e Zvicrës temperaturat do të jenë mes 25 dhe 28 gradë, sipas ekspertëve të agjencive të motit në MeteoNe2s dhe SRF Meteo, përcjell albinfo.ch. 

Një pasqyrë gjashtë-ditore e motit të Zvicrës tregon se e mërkura do të mbetet e mbuluar me vranësira në pjesën më të madhe të Zvicrës, dhe se Zvicra Jugore do jetë rajoni i parë që ngadalë do të filloj të ngrohtet.