Lajme
Pas krizës së koronës, bien çmimet e makinave në Austri
Austria ngadalë po i kthehet normalitetit. Mbylljet për javë të tëra të bizneseve, tani sjellin zbritje të mëdha edhe për konsumatorët e bendeve të makinave.
Si të gjitha bizneset e tjera gjatë krizës së koronavirusit, edhe autosallonet mbetën të mbyllura. Vetëm riparimet urgjente lejoheshin, ndërsa kushdo që dëshironte të blinte një makinë të re, duhej të priste deri në lejimin e hapjes së biznesit, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Blerësit e makinave mund të presin me padurim, sepse tregtarët në të gjithë vendin janë duke tërhequr me oferta dhe zbritje të shumta. Por, janë disa faktorë, të cilët bëjnë që çmimet të bien.
Nga njëra anë, tregtarët jo vetëm që duhet të rigjallërojnë biznesin e tyre, por ata gjithashtu duhet të zbrazin oborret e mbushura me ploë makina. Kjo për shkak se ata janë të detyruar me kontratë që gjithmonë të marrin një numër të caktuar automjetesh të reja nga prodhuesit e tyre përkatës. Dhe, nëse nuk i shesin makinat, mund të kenë probleme në hapësirë.
Në anën tjetër, siç dihet, vlera e një makine bie sa më e vjetër që të jetë prodhimi i saj. Në të njëjtën kohë, shitësit me pakicë janë të vetdishëm që për shkak të punës me orar të shkurtuar (Kurzarbeit), xhepi i qytetarëve është më i zbrazët.
Siç duket, oferta të leverdishme për blerësit e makinave do të këtë edhe gjatë javëve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










