Shkurt.ch
Parlamenti voton për ndalimin e financimit të xhamive nga jashtë
Xhamitë dhe imamët, sipas mocionit të votuar, do të jenë të detyruar t`i bëjnë transparente prejardhjen dhe përdorimin e financave. Ndërsa kushti tjetër të cilin duhet ta plotësojnë është që predikimin ta bëjnë në njërën nga gjuhët e vendit
Faltoret myslimane dhe imamët e tyre në Zvicër nuk kanë të drejtë të paguhen me para nga jashtë. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur kështu, duke i dhënë përkrahje mocionit të deputetit Lorenzo Quadri nga partia Lega/Ti. 94 vota kanë qenë pro, 89 kundër dhe 5 të përmbajtura, njofton srf.ch
Duke bërë këtë mocion, Quadri ka synuar një rregullim të kësaj çështjeje ngjashëm me atë që sot funksionin në Austri, transmeton albinfo.ch. Atje pra faltoret myslimane dhe imamët nuk kanë të drejtë të pranojnë të holla nga jashtë. Po ashtu sipas mocionit, xhamitë dhe imamët janë të detyruar t`i bëjnë transparente prejardhjen dhe përdorimin e financave. Ndërsa kushti tjetër të cilin duhet ta plotësojnë është që predikimin ta bëjnë në njërën nga gjuhët e vendit.
Me këtë mocion, Quadri ka parasysh në radhë të parë rrezikun nga qeveria e Turqisë e cila është duke financuar 35 xhami dhe qendra islamike në Zvicër. Nisur nga kjo gjendje, ai druan se paratë e ardhura prej atje përdoren për propagandimin e islamit radikal.
Këshilli Federal është shprehur kundër këtij mocioni, përcjell albinfo.ch. “Ne nuk guxojmë t`i diskriminojmë bashkësitë myslimane dhe imamët si dhe nuk bën t`i vendosim ata nën dyshimin gjeneral”, ka tërhequr vërejtjen ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.
Ajo ka shtuar se krahasimi me Austrinë në këtë rast nuk është i saktë. Atje, bashkësitë islame njihen nga shteti, me plotësimin e kushteve të caktuara. Ndërsa në Zvicër, në asnjë kanton nuk është e mundur diçka e tillë, përcjell albinfo.ch. Prandaj nuk mund të kërkohen detyrime pa ofruar të drejta, ka shtuar ajo.
Sipas Këshillit Federal rreziqet që vijnë nga predikuesit ekstremistë mund të luftohen me ligjet ekzistuese.
Mbi mocionin radha është të votojë edhe Dhoma e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











