Kosova
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën me mbi 400 vota pro
Raporti për Kosovën kalon me shumicë të gjerë në Parlamentin Evropian
Raporti i hartuar nga eurodeputeti Riho Terras u mbështet nga shumica e deputetëve evropianë. Në dokument theksohet rëndësia e reformave dhe dialogut me Serbinë në rrugën drejt integrimit evropian, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, të përgatitur nga eurodeputeti Riho Terras, me një shumicë të konsiderueshme votash.
Sipas rezultateve zyrtare, 412 deputetë votuan në favor të raportit, 174 votuan kundër, ndërsa 58 abstenuan.
Lajmin e bëri të ditur vetë Terras përmes një postimi në rrjetin social X, ku vlerësoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ai.
Raporti paraqet vlerësimin e Parlamentit Evropian për zhvillimet politike, ekonomike dhe institucionale në Kosovë, duke theksuar sfidat dhe progresin në procesin e integrimit evropian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











