Shqipëria
Parlamenti Evropian miraton me shumicë dërrmuese raportin për Shqipërinë
Raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti austriak Andreas Schieder, e cilësoi votimin si një sinjal të fortë për perspektivën evropiane të vendit dhe një njohje të progresit të arritur në muajt e fundit.
Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë dërrmuese raportin për Shqipërinë, të hartuar nga Andreas Schieder, përcjell albinfo.at.
Pas votimit, Schieder deklaroi se rezultati përbën një mesazh të qartë mbështetjeje për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe vlerëson përparimin e rëndësishëm të bërë gjatë muajve të fundit.
Sipas tij, hapja e të gjithë kapitujve negociues brenda vetëm 13 muajsh tregon se Shqipëria po ecën me vendosmëri drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Politika e zgjerimit është instrumenti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, sepse krijon stabilitet, siguri dhe prosperitet. Perspektiva evropiane mbetet nxitësi më i fuqishëm për reforma demokratike dhe përparim shoqëror”, ka theksuar Schieder.
Ai shtoi se Shqipëria ka dëshmuar një angazhim të jashtëzakonshëm për integrimin evropian, të mbështetur gjerësisht edhe nga qytetarët, ndërsa vuri në dukje se reformat po japin rezultate konkrete, megjithëse ende mbetet punë për t’u bërë.
Sipas raportuesit të Parlamentit Evropian, votimi i sotëm konfirmon edhe një herë se e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona












