Shkurt.ch
Parlamenti debaton për jetësimin e Iniciativës “Kundër Migrimit Masiv”
Të gjitha partitë përveç SVP-së duan ta mbështesin propozimin e bërë nga komisioni përkatës, krahas kërkesave për ndryshime anësore
Për herë të parë që nga votimi me referendum i iniciativës kundër migracionit masive, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës do të debatojë lidhur me jetësimin e saj. Ajo do t`i diskutojë me këtë rast propozimet e bëra nga Komisioni i saj për punë sociale, njofton srf.ch.
Komisioni në propozimin e vet, siç dihet, ka vendosur për një formë të zbutur apo siç është quajtur «light» të përparësisë që duhet të kenë vendësit në krahasim me të huajt në rast punësimi. Kështu, në rast se numri i migrantëve në një moment e kalon një kuotë të caktuar, atëherë Këshilli Federal (Qeveria) mund të urdhërojë paraqitjen e detyruar për vendet e lira të punës. Pas konsultimeve me BE-në, pritet që kufizimet e tregut të punës të bëhen të mundshme, thuhet në njoftim.
Partitë si FDP/PLR, SP/PS, Të Gjelbrit, Liberalët e Gjelbër dhe BDP duan ta mbështesin këtë propozim, krahas kërkesave të shumta për ndryshime anësore. E vetmja SVP/UDC, partia që ka qenë edhe bartëse e iniciativës paraqitet kundër. Ajo thotë se nuk lejohet që iniciativa të zbatohet kundër vullnetit të popullit të shprehur me votë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









