Bota
Parlamenti britanik kërkon shtyrje të Brexit-it
Ligjvënësit britanikë me shumicë votash kanë miratuar vendimin që i lejon kryeministres, Theresa May, të kërkojë nga Bashkimi Evropian shtyrjen e daljes së Britanisë nga BE-ja.
Kjo nënkupton se Britania mund të mos e braktisë BE-në më 29 mars.
Kryeminstrja May thotë se shtyrja mund të jetë në afat prej tre muajsh, deri më 30 qershor, nëse ligjvënësit e votojnë marrëveshjen për për këtë çështje javën tjetër.
Nëse ata e kundërshtojnë marrëveshjen për shtyrje tre mujore atëherë May tha se do të kërkojë shtyrje më të gjatë, mirëpo për këtë, duhet të pajtohen 27 vendet anëtare të BE-së, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashihnin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













