Ukraina
Paralajmërimi i NATO-s për luftën në Ukrainë
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon të bëhet edhe më e agresive.
Sot forcat ukrainase janë bërë dyshues kundrejt premtimit të bërë nga Rusia se do të reduktojë ushtarët në rajonin e Kievit.
Nga ana tjetër, NATO ka paralajmëruar se forcat ruse po rigrupohen dhe se në Kiev pritet të ndodhë një seri sulmesh, ku mund të prekin pjesën lindore të vendit.
Gjithashtu, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka njoftuar se do të bëjë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe teknikat e tyre të liga dhe absurde.
“Në Donbas, në Mariupol dhe në drejtim të Kharkiv trupat ruse po grumbullojnë potencialin e tyre sulmues, ofensiva të fuqishme. Ne do të mbrohemi. Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe për të pastruar tokën tonë nga teknikat e tyre të liga dhe absurde”, tha presidenti ukrainas.
Sipas raportimeve të agjencive sekrete, presidenti Putin ka humbur kontaktin me realitetin dhe ai po keqinformohet dhe se planet e Moskës nuk po ecin ashtu siç duhet, duke u detyruar të zhvendosë trupat nga Gjeorgjia në Ukrainë.
Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se Putin mund të jetë vetizoluar duke pushuar nga puna disa nga këshilltarët e tij.
“Ka shumë spekulime, por duket se Putin është vetizoluar dhe ka të dhëna se ai ka pushuar nga puna ose ka futur në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij. Por, për momentin, nuk mund të ndalem shumë, sepse nuk ka evidenca të qarta”, tha Joe Biden./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë