Bota

Parada e tre mbretërve në Madrid

Ata që morën pjesë në paradën vjetore në Madrid hodhën sheqerka ndaj turmës derisa familjet argëtoheshin pavarësisht shiut që kishte mbuluar kryeqytetin spanjoll

Mijëra njerëz shumë të entuziazmuar, fëmijë e të rritur ishin rreshtuar në bulevardin kryesor të Madridit për të parë paradën teatrore me shumë ngjyra, me kafshë e përformues e që ndryshe njihet edhe si Parada e Tre Mbretërve.

Ata që morën pjesë në paradën vjetore në Madrid hodhën sheqerka ndaj turmës derisa familjet argëtoheshin pavarësisht shiut që kishte mbuluar kryeqytetin spanjoll.

Parada e Tre Mbretërve mbahet me qëllim që të kremtohet pagëzimi, e që shënon ditën kur tre burra të mençur kishin arritur në Betlehem për t’i prezantuar Jezusit dhurata e ari.

Në Spanjë, Dita e Tre Mbretërve konsiderohet nga shumë njerëz si pjesë tepër e rëndësishme e Krishtlindjes dhe shumë fëmijë spanjollë presin deri më 6 janar për t’i hapur dhuratat e tyre.